David Ben Gurion, themeluesi i shtetit të shenjtë të Izraelit

1032
( Marrë nga ‘Enciklopedia Britanike’ e shkruar nga Michael Bar-Zohar)

David Ben-Gurion, emri i vërtetë i të cilit ishte David Gruen, lindi më 16 tetor 1886, në Płonsk,në Perandorinë Ruse [tani në Poloni] dhe vdiq më 1 dhjetor 1973, në Tel Aviv-Yafo, në Izrael. Ai ishte burrë shteti sionist dhe udhëheqës politik, kryeministri i parë (1948-53, 1955-63) dhe ministri i mbrojtjes (1948-53, 1955-63) i Izraelit. Ishte Ben-Gurion i cili, më 14 maj 1948, në Tel Aviv, bëri shpalljen e pavarësisë së Izraelit. Personaliteti i tij karizmatik e fitoi adhurimin e masave dhe, pas largimit nga qeveria dhe, më vonë, nga Knesseti (shtëpia izraelite e përfaqësuesve), u nderua si “Ati i Kombit”. Pasi vendbanimet hebreje forcuan dhe thelluan rrënjët e tyre në Palestinë, ankthi u ngrit mes arabëve palestinezë, duke rezultuar në përleshjet e dhunshme midis dy komuniteteve. Në vitin 1939, Britania ndryshoi politikën e saj në Lindjen e Mesme, duke braktisur qëndrimin e saj simpatik ndaj hebrenjve dhe duke adoptuar një qëndrim simpatik ndaj arabëve, duke çuar në kufizime të ashpra mbi imigracionin hebre dhe zgjidhjen në Palestinë. Ben-Gurion reagoi duke i bërë thirrje bashkësisë hebraike të ngrihej kundër Anglisë, duke predikuar dekadën e “luftës së sionizmit”. Më 12 maj 1942, ai mblodhi një konferencë emergjente të sionistëve amerikanë në Nju Jork; kongresi vendosi mbi themelimin e një kombi hebre në Palestinë pas luftës. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Ben-Gurion e udhëhoqi përsëri bashkësinë hebraike në luftën e saj të suksesshme kundër mandatit britanik; dhe në maj 1948, në përputhje me një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Sovjetik, u themelua Shteti i Izraelit. David Ben-Gurion u bë kryeministër dhe ministër i mbrojtjes. Përmes betejave të brendshme politike që inkurajonin të dyja palët të djathtën dhe të majtën, ai arriti të thyejë ushtritë që kishin luftuar britanikët dhe duke i bashkuar ato në një ushtri kombëtare, e cila u bë një model dhe simbol i kombit izraelit të pjekur dhe një forcë efektive kundër armatave pushtuese Arabe nga Siria, Jordania, Iraku dhe Egjipti. Megjithëse luftimet përfunduan me një fitore izraelite, udhëheqësit arabë refuzuan të hyjnë në negociata zyrtare të paqes me shtetin hebraik. Ben-Gurion e shihte shtetin e sapolindur si vazhdim të drejtpërdrejtë të historisë hebraike, që sipas mendimit të tij ishte ndërprerë 2,000 vjet më parë, kur legjionet romake i kishin shtypur luftëtarët e lirisë hebraike dhe i dëbuan hebrenjtë nga Palestina. Ai e pa periudhën e mërgimit të hebrenjve si një ndërhyrje të zgjatur në historinë e Izraelit dhe deklaroi se ata tani kishin rifituar shtëpinë e tyre të ligjshme. Me qëllim të forcimit dhe zhvillimit të kombit të ri, Ben-Gurion i paraqiti popullit të Izraelit një seri sfidash: thithjen e emigracionit masiv nga e gjithë bota; asimilimin e të ardhurve të komuniteteve dhe prejardhjeve të ndryshme; krijimin e një sistemi të unifikuar arsimor publik; vendbanimin e tokave të shkreta. Në politikën e tij të jashtme, ai miratoi një kurs të pavarur dhe pragmatik. Ai thoshte: “Ajo që ka rëndësi nuk është ajo që do të thonë johebrenjtë, por ç’do të bëjnë hebrenjtë”. Politika e tij e mbrojtjes ishte e fortë dhe ai u përgjigj shkeljeve të marrëveshjeve të armëpushimit nga shtetet arabe fqinje me represivë ushtarake. Duke u përpjekur për të fituar një terren në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e larguan Izraelin duke u dhënë arabëve sasi të mëdha armësh. Në atë kohë, Ben-Gurion gjeti një aleat, Francën. Gjatë luftës në Algjeri, Franca ndeshi kundërshtimin e frontit arab të bashkuar, të udhëhequr nga presidenti egjiptian Gamal Abdel Nasser, dhe si rrjedhim iu afrua Izraelit, duke e furnizuar atë me sasi të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake; kur Nasser nacionalizoi Kanalin e Suezit në korrik 1956, nismë franceze solli Izraelin që të bashkohej me fushatën ushtarake franko-britanike kundër Egjiptit. Më 29 tetor 1956, pas një vizite sekrete në Francë dhe një takimi me krerët francezë dhe britanikë, Ben-Gurion urdhëroi ushtrinë të merrte Gadishullin Sinai, ndërsa Franca dhe Britania po bënin një përpjekje abortive për të kapur kanalin. Izraeli më pas u tërhoq nga Sinai pasi u sigurua liria e lundrimit në Ngushticën e Tiranit dhe paqja de facto përgjatë kufirit egjiptian-izraelit, i cili do të mbikëqyret nga një forcë speciale e Kombeve të Bashkuara. Pas fushatës së Sinai, Izraeli hyri në një periudhë prosperiteti diplomatik dhe ekonomik. Ben-Gurion ishte kreu i qeverisë deri në vitin 1963. Gjatë viteve të fundit të tij, ai filloi disa plane (të cilat u treguan të pafrytshme) për bisedime sekrete me udhëheqësit arabë me qëllim krijimin e paqes në Lindjen e Mesme. Në qershor 1963, Ben-Gurion papritur dha dorëheqjen nga qeveria për “arsye personale” të paidentifikuara. Veprimi i tij duket se rezultoi pjesërisht nga polemika e hidhur e brendshme midis mbështetësve të tij dhe rivalëve të tij në parti, të cilët u ngritën kundër tij për herë të parë për shkak të implikimeve politike në “Lavon Affair” të vitit 1954, që përfshinte sabotimin e pronave të SHBA-ve dhe Britanisë së frymëzuar nga Izraeli në Egjipt. Çështja e çoi Ben-Gurion në vitin 1965 të linte Mapain me një numër mbështetësish të tij dhe për të gjetur një parti të vogël opozitare, Rafi, në krye të së cilës ai luftoi, me pak sukses, kundër pasardhësit të tij, Levi Eshkol. Në vitin 1970 Ben-Gurion u tërhoq nga Knesset dhe nga të gjitha aktivitetet politike, duke u kushtuar vëmendje shkrimit të kujtimeve të tij në Sde-Boqer, një kibbutz në Negev. Ai botoi një numër librash, kryesisht koleksione fjalimesh dhe esesh. Përmes shumicës së jetës së tij ai ishte angazhuar gjithashtu në hulumtime në historinë e komunitetit hebre në Palestinë dhe në studimin e Biblës.

Përktheu nga anglishtja
Dr. Diana Skrapari
Sigal