Shkoi në mal për të prerë dru, gjendet i vdekur 67-vjeçari në Maliq

15
Sigal

Një 67-vjeçar që kishte shkuar për të prerë dru në mal në Maliq, është gjetur pa shenja jete.

Uniformat blu dyshojnë se shtetasi në fjalë ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

“Mesditën e sotme, mbi fshatin Symiz, Maliq, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi A. R., rreth 67 vjeç, i cili kishte shkuar në mal për të prerë dru. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale”, njofton policia.