Emri/ Automjeti del nga rruga, humb jetën 32-vjeçari. Viktima sapo ishte kthyer nga Gjermania

238
Sigal

Një 32 vjeçar ka gjetur vdekjen dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ndodhi kur një automjet ka dalë nga rruga para pak minutash në vendin e quajtur Krane të rrethit të Sarandës.

Viktima, Klement Kristidhi, i cili ishte kthyer së fundmi nga Gjermania ku jetonte prej gjashtë vitesh.

Ai udhëtonte me automjetin e të vëllait së bashku me tre shokë të tij nga Mursia e Bashkisë së Konsipolit.

Veç viktimës janë plagosur edhe dy shtetas të tjerë. Si pasojë e aksidentit ku automjeti doli jashtë rruge, ka pasur vështirësi për nxjerrjen e trupit të pajetë nga mjeti. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat.