Deklarata e kandidates së Rilindjes/ Reagojnë familjarët e të pushkatuarve: Ndregjoni, Cakrani dhe Zaçe: E rilindura rehabilitoi diktaturën e Enverit

271
Sigal

Forumi në gazetën “Telegraf”: Flasin Besim Ndregjoni, Av. Kujtim Cakrani dhe Av. Zaçe Islami

Enver Hoxha, a kishte më shumë të mira, sesa të këqia!

Gazeta Telegraf

Gjatë një interviste televizive pardje, kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Tiranë  79 vjeëarja Luljeta Bozo, e pyetur lidhur me figurën e diktatorin Enver Hoxha, shprehet se: Enver Hoxha kishte më shumë të mira se të këqija! Gazeta “Telegraf” në forumin e saj, iu drejtua për prononcim Besim Ndregjonit, përfaqësues i Unionit Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë dhe Av. Kujtim Cakrani e Av. Zaëe Islami me pyetjen:

Cili është reagimi juaj, për deklaratën e kandidates së Rilindjes 78 vjeëares Luljeta Bozo, se “Enver Hoxha kishte më shumë të mira, sesa të këqia”?

Flasin për gazetën “Telegraf”

Besim Ndregjoni përfaqësues i Unionit Mbarëkombëtar të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë

Shqipëria, atdheu i të gjithë shqiptarëve i përket demokracisë dhe jo të kaluarës diktatoriale!

Ne, që kaluam kalvarin e pushkatimeve, burgimeve, internimeve, përbuzjes, përçmimeve dënojmë me forcë këtë deklaratë të papërgjeshme, antikombëtare, përçarse dhe i kërkojmë shoqes Bozo të kërkoi falje publike 100.000 familjeve shqiptare, që dhe sot pas 30 vitesh pluralizëm akoma nuk ju janë qetësuar shpirtërat për humbjen e jetëve të familjarve që mbi 4500 shqiptarve pasi i vrau u zhduku dhe kufomat dhe sot nuk kanë një varr! Shoqja Bozo, mos na i lëndoni plagët, që akoma rrjedhin gjak nga ai regjim diktatorial, të cilës ti i shërbeve me devotshmëri e përkushtim. Ju sjellim në vëmendje se pjesëtarët e familjes suaj kanë marrë pjesë në gjykimet politike, duke dënuar dhjetra qytetarë, që nuk ju nënshtruar ideologjisë diktatoriale, duke u shkatëruar rininq e tyre. Është koha t’u themi ndal revansheve ideologjike, që na shfaqen me kostume demokratike. Shqipëria, atdheu i të gjithë shqiptarëve i përket demokracisë dhe jo të kaluarës diktatoriale Një shtet dhe shoqëri e këtillë nuk mund të  ndërtohet mbi padrejtësi! Absurditeti i një  zhvillimi të  këtillë shfaqet sot kur sistemi komunist është përmbysë dhe metodat e tij vazhdojnë të aplikohen nga qeveritarë të indoktrinuara, që  refuzojnë  të  pranojnë  kuptimin e mirëfilltë  të pronës private: jetë  të  lirë  e të pavraur nga “shteti”, dhe  votën e lire. Ku vete sot Shqipëria dhe shoqëria shqiptare? Është koha t’u themi ndal revansheve ideologjike, që na shfaqen me kostume demokratike. Shqipëria, atdheu i të gjithë shqiptarëve i përket demokracisë dhe jo të kaluarës diktatoriale. Unioni i Mbarkombëtarë i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë në  emër të100.000 familjeve antikomuniste i bëjnë  apel qytetar moral mazhorancës dhe opozitës  të denojnë me forcë ëdo shfaqje ideologjike të diktaturës, që cenojnë ekulibrat e shoqërisë. Boll më me intelektualë Luljeta & Nexhmie, që promovojnë urrejtje. Shqiptarët përpara urrejtjes kanë vënë Lirinë. Liria ka fituar!

Kandidatja e Rilindjes së Ramës, relike e komunizmit

Av. Kujtim CAKRANI

Natyrshëm publiku nuk priste një përgjigje tjetër nga kjo zonjë, për diktatorin më gjakatar që ka njohur Europa e pasluftës II Botërore. Kjo pasi kjo zonjë duke qënë pjesë e regjimit normalisht ka për detyrim të mbrojë diktatorin dhe krimet e tij. Nuk e di ku zonja Luljeta Bozo i shikon të mirat e diktatorit vrastar Enver Hoxha dhe regjimit të tij kriminal! Me këtë deklaratë cinike gjyshja L. Bozo ka provokuar viktimat e diktatorit dhe regjimit të tij që nuk janë të pakët, por 4000 mijë që nuk ju gjenden dhe nuk kanë as varr sot, ku familjarët të çojnë një tufë lule. 6000 të pushkatuar me dhe pa gjyq, dhe qindra gra dhe vajza që u dënuan, internuan, u diskriminuan  dhe u mbyllën në çmendinë, pikërisht nga regjimi që ndërtoi  Partia dhe idhulli i Luljetës, diktatori E. Hoxha! Nuk e di ku dhe si i shikon gjyshja L. Bozo të mirat e regjimit kriminal që ajo i ka shërbyer me shumë zell pasi siç edhe vetë e thotë me krenari se ishte anëtare e kësaj organizate kriminale! I shikon tek vrasjet, burgimet, tek internimet, persekutimet, izolimin total nga bota e qytetëruar, apo tek skllavërimi një populli që merrte ushqimet me tollon dhe listë?! Gjyshja e indoktrinuar ka qënë pjesë e pandarë e regjimit, duket që nuk e di që krimet e komunizmit dhe diktatorët si vëllezër të idhullit të saj E. Hoxha të vendeve të lindjes komuniste janë dënuar, madje edhe pushkatuar. Gjyshja L. Bozo duhet kujtuar se në Shqipëri ka një ligj “Për Rehabilitimin e të Përndjekurëve Politikë nga Regjimi Komunist”, ligj ky që është bërë pikërisht për të ndihmuar dhe shëruar plagët e viktimave që shkaktoi për 50 vjet me radhë partia e gjyshes Bozo. Të glorifikosh sot diktatorin më gjakatar të Europës, ka dy rrugë: Ose je bashkëpuntore në krim (që në fakt Luljeta është pasi ka shërbyer me shumë zell regjimit kriminal) ose të jesh i papërgjegjshëm pra i çmendur. Unë besoj tek e para. Imagjinoni pak nëse sot në Gjermani të ngrihet një kandidate për deputete që i ka shërbyer regjimit nazist dhe të glorifikojë Adolf Hitlerin, çfarë mund të ndodhë! Dihet që populli dhe organet ligjzbatuese do marrin masa jo vetëm ta përjashtojnë nga gara, por do të përgjigjet edhe penalisht. Kuptohet që në Shqipëri nuk ndodh asgjë, pasi aktualisht vendi është nën një regjim dhe vetë regjimi po riciklon mbetjet e diktaturës, dhe njëra ndër këto mbetje është gjyshja Luljeta Bozo. Regjimet kanë më shumë gjëra që i bashkojnë se i ndajnë si shkatërruese të vlerave dhe jetës njerëzore, dhe kjo gjyshe niset e bindur në detyrën e saj të hershme vrastare sa herë ta thërresë e kaluara obskurre, si sot. Ndërgjegja kombëtare tani me daljen hapur të këtyre relikeve të të kaluarës vrastare komuniste, duhet të shkundet nga një sonambulizëm i papërligjur, për arsye se kjo këmbanë alarmi bie për të gjithë dhe juridikisht.  Ky është kthim në diktaturë dhe vetëm disa gjenerata më parë ata që vuanin, por dhe pasardhësit e tyre nuk duhet të thonë se nuk e dëgjuam këmbanën, pasi organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të mbushur me të tjerë komunistë vrastarë të atij regjimi, apo të afërmit e tyre, nuk mund të quhen kurrë ëngjëj mbrojtës, por inekzistence tashmë të vdekur, kanë braktisur shpirtin e vuajtur të këtij populli. Kryeministri në ikje është përgjegjës pikërisht edhe për rikthimin e bllokut famëkeq duke rehabilituar gjyshet Luljeta si model për të rinjtë shqiptarë, dhe nuk na ngelet gjë tjetër veçse t’i themi se Luljeta Bozo është një gërmadhë e mbetur nga tërmeti komunist.

E rilindura, retushoi diktaturën Enveriane

Av. Zaçe Islami

Të jetë rastësi zgjedhja e kësaj kufome politike për të kandiduar në PS? Absolutisht që jo. E kaluara politike e saj dhe e familjes së saj është studiuar mjaft mirë nga Edrama. Por përpara se të shkojë në Kuvend, ajo duhet të lajë figurën e babës së saj Vasil Konomi, ish komisar i brigadës 2-të, i cili është i akuzuar nga Instituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit për krime lufte. Ndaj ajo, sot mbas 30 vjetësh ,pa pikë turpi për moshën e saj, rehabiliton diktaturën më të egër të Evropës, duke minimizuar krimet makabre të kryera nga komunistët shqiptarë që prej grupimit të tyre prej dy sërbëve më 1941në PKSH e deri sa u qëruan nga faqja e dheut me emërtimin komunist. Ajo e rilindura, retushoi diktaturën Enveriane, duke deklaruar se:”kishte më shumë të mira se të këqija”. O Zot, ku jetojmë e ç’na dëgjojnë veshët nga të tilla kadavre politike. Po nga na vjen kjo e rilindura?  Ajo është pjesë e nomenklaturës së PPSH, në pushtet deri sot e kësaj dite. Ajo kandidate parahistorike e denjë për në muzetë arkeologjike nuk ka çfarë t’i sjellë politikës shqiptare, por hesht në mënyrën më kriminale për krimet e Enverit  pasi ajo dhe familja e saj janë bashkëvrasës të mbi 6 mijë burrave e djemve shqiptarë në kampet e përqëndrimit në Tepelenë e Savër, për internimet e mijra familjeve shqiptare, për ç’atdhesimin e shqiptarëve, nëpërmjet shpronësimeve. Ajo nuk thotë asnjë fjalë për burgjet e Spaçit apo të Qafë Barit, asnjë fjalë për mijra të burgosur për një ankesë njerëzore lidhur me mungesën e ushqimeve të cilët Diktatori i saj i dënonte 8 vjet burg, pasi ankoheshin pse mungonin patatet në treg fillimisht, por duke ua shtuar dënimet vazhdimisht në burg. A nuk e dinte kjo nostalgjike e diktatorit që të burgosurve u internoheshin familjarët me vite të tëra, nuk e dinte që më 1990 dolën nga internimi persona të lindur dhe të plakur në kampet e përqëndrimit me punë të detyruar?Ajo është një fosile e gjallë e komunistëve, e cila si delegate e PPSH në kongresin e 10 nuk ishte dakord t’i ndryshohej emri në PSSH. Nuk është e rastit gjetja e kandidaturave të tilla nga Edvin Rama, i cili rrëmon në bunkerët e krimit.