EMRI/ Aksident në aksin Lushnjë- Rrogozhinë, 32-vjeçari me “Peugeot” përmbyset në rrugë

96
Sigal

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, pranë fshatit Gramsh mesditën e kësaj të enjteje.

Drejtuesi i  automjetit tip “Peugeot” me targa AA 273 X J, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën e trafik-ndarëses duke u përmbysur në mes të autostradës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa drejtuesi i mjetit është identifikuar si 32-vjeçari Kejsi Çela nga Patosi.

Fatmirësisht ai ka marrë vetëm lëndime të lehta. Çela po i nënshtrohet procedurave nga ana e policisë rrugore si edhe testit të alkoolit për të zbuluar shkaqet e vërteta të aksidentit.

Policia sakaq dyshon se shkak mund të jetë bërë humbja e vëmendjes nga ana e 32-vjeçarit dhe kalimi i shpejtësisë së lejuar në këtë rrugë.