EMRI-30 vjeçari hap zjarr drejt berberhanes në Fier, policia i vihet pas!

Një 30 vjeçar ka hapur zjarr në drejtim të një berberhaneje në fshatin Fermë Çlirim në Fier këtë pasdite. Mësohet se personi që ka qëlluar është Geraldo Mahmuti, i shpallur në kërkim.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç”, njofton policia.

Sigal

Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Ndërsa motivet e ngjarjes mbeten të paqrta, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.