Partizani e mbyll me humbje 2023-shin, Erzeni i thyen në “Air Albania”

34
Sigal

Ka përfunduar dhe sfida e fundit e Superiores për këtë vit. Partizani dhe Erzeni u ndeshën në sfidën mbyllëse të një viti të suksesshëm të futbollit shqiptar në “Air Albania” në kryeqytet. Loja iu buzëqeshi miqve që triumfuan 1-2, duke marrë një 3 pikësh me vlerë e cila i ngre nga zona e ftohtë.

Shijakasait shënuan dy herë në pjesën e parë me Mihanan në të dymbëdhjetën dhe Kahrimanovic pak para përfundimit të 45 minutave të para.

Me fillimin e pjesës së dytë, Partizani bëri disa zëvëndësime të cilat sollën rezultat, por ja sa për të përmbysur sfidën. Bintsouka ngushtoi rezultatin në minutën e 54′. “Demat e kuq” shpërdoruan shumë raste në minutat e mbetura por pa mundur të gjejnë golin.

Erzeni me këtë fitore i shpëton disi zonës së ftohtë, pasi shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e tetë. Ndërsa Partizani mbetet i dyti me 32 pikë.

Superliga do të rikthehet javën e dytë të janarit, ku më datë 13, të kuqtë do të presin Teutën, ndërsa Erzeni do të udhëtojë drejt Laçit.