EMRAT/ Sherri nisi brenda xhamisë, autori mori te makina armën dhe e qëlloi 3 herë në bark

24
Sigal

Media ka mësuar detaje të reja nga plagosja e kësaj të hënë në Tiranë

Autori Saimir Xhafa dhe i plagosuri Agim Jezaj kanë qenë të dy brenda xhamisë Xhura. Sherri ka nisur brenda xhamise.

Pasi kanë dal nga xhamia autori Saimir Xhafa ka bërë lëvizje më të shpejta ku ka shkuar tëk makina dhe ka marr armën e zjarrit në momentin kur ka marr armën i ishte drejtuar të plagosurit duke e qëlluar 3 herë në bark.

Nga ky moment ai është larguar në drejtim të paditur.

I plagosuri ndodhet në spital i cili po kryen një ndërhyrje.

Ende nuk eshte i qarte shkaku i konfliktit, por policia po punon me familjaret e te plagosurit dhe autorit.