EMRAT/ Sekuestrohen heroinë dhe municione, si u arrestuan 4 të rinjtë në Berat

577
Sigal

Policia e Beratit ka finalizuar operacionin e koduar “Çelepiasi”, ndërsa në pranga kanë përfunduar 4 persona, pasi shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 17 doza heroinë si dhe një armë gjahu çifte me 4 fishekë, tre telefona dhe dy makina. Operacioni është kryer me metoda speciale të hetimit pas një hetimi një mujor.

Njoftimi i policisë: 
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: •Argent Myftari, 31 vjeç, banues në Berat. •Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike) •Alvaro Merka, 37 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike) •Geri Molishti, 36 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike) Arrestimi i shtetasve të lartpërmendur u bë në kuadër të operacionit “Çelepiasi”, me metoda speciale të hetimit.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat shërbimet e policisë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 17 doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Heroinë me peshë 3.5 gram, një dozë Cannabis Sativa, fara të dyshuara narkotike, një bimë e kultivuar narkotike. Një armë gjahu çifte me 4 fishekë, e dyshuar si e vjedhur në datën 19.05.2018 në banesën e shtetasit J.Q. . Një shumë lekësh, tre telefona dhe dy automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjahut dhe armve sportive”, parashikuar nga neni 283/2 284, 134, 280 Kodit Penal.