Spartak Braho: Në shtator do të ketë ndryshime në qeveri

932
Sigal

Në të parën intervistë televizive pas marrjes së mandatit, Spartak Braho, deklaroi për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku,  se do të ikë bashkë me ish-kryeministrin Berisha nga politika.

Debuteti Braho deklaroi se në shtator do të ketë ndryshime në qeveri. I pyetur, për kryeministrin Rama, deputeti Braho tha, se kryeministri Rama punonte shumë, 18 orë në ditë, por kishte gabuar në zgjedhjen e njerëzve, si bashkëpunëtorë dhe se nuk konsultohej.

Spartak Braho: “Jam përpjekur ta këshilloj apo sugjeroj herë pas herë kryeministrin për probleme ose çështje që duhet t’i kishte parasysh. Këta nuk dëgjojnë më, edhe Rama hyn tek ata që nuk dëgjojnë këshillat. Më ka dëgjuar, por jo vazhdimisht. Këshillë ishte ajo e Rrugës së Kombit. -Ore ç’i ke këto taksa? Tha, kanë vendosur këta, kanë rënë dakord. -Ore shikoje, i thashë, – nuk e ke mirë.”  Duke e krahasuar me ish-kryeministrin Nano, deputeti Braho tha se Nano ishte dembel. Pyetjes :A do e detyrojnë Ramën të japë dorëheqje?

Spartak Braho: “Nuk e jep. Ka 75 deputetë. Kjo bëhet me qëllim që të bllokohen negociatat.”

Për Spartak Brahon audio-përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike me të cilin pretendon se vëllai i Ministrit të Brendshëm drejton një linjë trafiku të drogës, është i gjithi një manipulim i pastër. Braho pranon se ka gabime në qeverisjen Rama.

Spartak Braho: “Ka gabime qeverisja. Nuk është çudi pse largohet një Ministër, dy Ministra. Për Xhafajn nuk ka asnjë lloj akuze. U ndez një fishekzjarr se ka bërë ndryshimet e ligjit, një bllof i tërë. Ai ndryshim rëndon pozitën e të vëllait.”

Por deputeti nuk heq përgjegjësinë nga paraardhësi i Xhafajt.

Spartak Braho: “Tahiri mban përgjegjësi për problemet e mosfunksionimit të strukturave të policisë në luftën kundër kanabisit. Përgjegjësia mbetet përgjegjësi. Ka përgjegjësi dhe Rama. Pavarësisht luftës sistematike diçka mbeti që nuk u bë mirë deri në fund. Nuk u vlerësua seriozisht lufta kundër kultivimit të kanabisit. Për deputetllëk, unë e kam mbyllur hesapin, jam jurist.”