EMRAT/ Kalonin emigrantë ilegalisht, dy të arrestuar në Cërrik

385
Sigal

Policia e Cërrikut ka arrestuar dy persona të shapllur në kërkim, pasi ndaj tyre gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën ‘arrest me burg’. Në pranga kanë përfunduar Olsi  Hysa, 28 vjeç,  banues në Belsh dhe Ali Jahja, 27 vjeç  banues në fshatin Kaja, Belsh.

Ata akuzohen për veprën penale  “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

“Kapja dhe ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Veprimet për ekzekutimin e vendimit penal për këta shtetas do të kryen nga D.V.P Gjirokastër”- thotë policia.