Minibusi me nxënës del nga rruga në Skrapar, pesë të plagosur. Njëri niset drejt Tiranës

491
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm një Skrapar. Një minibus me nxënës ka dalë nga rruga, dhe për pasojë është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vërzhezhë, ku miniburi me 15 nxënës të moshave 14-17 vjeç ka rrëshqitur, duke dalë jashtë rruge.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur pesë nxënës, të cilët janë dërguar në spitalin e Beratit për të marrë trajtim mjekësor.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Sigal