Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet për dosjen e ashtuaquajtur “Toyota Yaris”, në ngarkim të ish-kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka etj.
Pritet që fati i çështjes tashmë pas komunikimit të akuzës ndaj perosnave nën hetim të vendoset në GJKKO nëse do e pranojë kalimin në gjyq ndërsa hetimet janë duke vijuar nga SPAK mbi të dhëna të reja që janë zbuluar.
Aurel Zarka ndodhet në burg prej muajsh dhe nuk e ka ankimuar masën. Zarka ishte i vetmi që u arrstua në kuadër të këtij operacioni, ndërsa u shpallën në kërkim magjistratja Eriona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe biznesmeni Astrit Vladi. Ky i fundit rezulton të jetë vëllai i Elvis Vladit dhe kushëri i afërt i Alfred Vladit. Elvisi rezulton të jetë dënuar më mungesë me 1 vit e 6 muaj burg për “Mosdeklarim të ardhurash në kufi. Zarka akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, e kryer në 3 raste në bashkëpunim, korrupsion aktiv i prokurorit, kryer në bashkëpunim, dhe korrupsion pasiv.
Prokurori Zarka rezultoi të ketë patur 4 accaount të aplikacioneve Sky Ecc. Ka dyshime se ai ka ndërhyrë në një fraksion të dosjes së ashtuquajtur “Toyota Yaris”, nëpërmjet oficeres në atë kohë të Krimeve të Rënda, Eriona Dautaj.
Edhe kjo e fundit rezulton të ketë patur përdorim të aplikacioneve të koduara, nga të cilat janë zbardhur bisedat që sipas akuzës provojnë veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Zarka dyshohet se për këtë fraksion të dosjes, ku ishin përfshirë kushërinjtë Vladi, ka ndërhyrë për të lehtësuar pozitat ligjore të tyre.
Kujtojmë se Astrit Vladi ka qenë më herët i dyshuar për vrasjen e shtetasit Paulin Marku, ngjarje e ndodhur në vitin 2011 në vendin e njohur si “Kthesa e Kamzës” në Tiranë, por disa kohë më pas biznesmeni u lirua pasi arrestimi u konsiderua i paligjshëm. Avokati Radovan Çela mbronte të drejtat ligjore të kushërinvje Alfred dhe Elvis Vladi, ky i fundit i arrestuar në vitin 2018 pas sekuestrimit të të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, si pjesë e dosjes së ashtuquajtur “Toyota Yaris”.
Atë kohë Prokuroria i akuzoi kushërinjtë për krijimin e një organizate me qëllim pastrimin e parave të pista, e pavarësisht akuzave, ata nuk e njohën kurrë qelinë e burgut.
Lidhur me dosjen “Zarka”, burime të besueshme pranë organit të procedurës penale, bëjmë me dije se po kryhen veprime intensive, ku shumica e materialeve janë përftuar nga aplikacioni i koduar Sky Ecc. Ndërkohë që pas arrestimit të zyrtarit të lartë të drejtësisë, janë marrë edhe deklarime për llogari hetimeve.