EMRAT/ Grupi ‘Metamorfoza’ në SPAK, 8 persona ende në kërkim ndërkombëtar

59
Sigal

6 anëtarët e grupit kriminal “Metamorfoza” janë paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime lidhur me hetimet që po kryehn ndaj tyre. Këtë të premte u morën në pyetje ish-drejtori i Operacionales Oltion Bistri dhe ish-shefi i krimeve Ardrit Hasanbegaj. Dy ditë më parë janë pyetur 4 personat e tjerë, mes të cilëve biznesmeni Pëllumb Gjoka e ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita.

Këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme janë paraqitur Oltion Bistri, ish-drejtor i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Ardit Hasanbegaj, shef i sektorit të Krimit në Shkodër, të arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ata janë shoqëruar nga ambientet e paraburgimit në zyrat e prokurorëve të SPAK dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, për t’iu përgjigjur pyetjeve me interes për hetimin thonë burime jo zyrtare, por shprehen të rezervuar lidhur me detaje nga deklarimet që kanë dhënë pasi përbëjnë sekret hetimor.

Dy ditë më parë në SPAK janë pyetur anëtarët e tjerë të grupit kriminal si biznesmeni Pëllumb Gjoka, shoferi i tij Edmond Preka, bashkëpunëtori i vëllezërve Bajri, Astmer Bilali, dhe kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita. Oltion Bistri, sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, del në biseda përmes aplikacionit “SKY EÇ”, me Pëllumb Gjokën ku mes të tjerash e informon mbi operacionet e policisë për goditjen e lojërave të paligjshme të fatit, aktivitet të cilin e kryente edhe biznesmeni. Ndërkohë, Ardrit Hasanbegaj akuzohet se jepte informacione të vlefshme për qëllimet e personazheve të krimit si anëtarëve të familjes Bajri në Shkodër apo biznesmenit Gjoka, si dhe ndikonte në devijimin e hetimit të ngjarjeve kriminale, për llogari të personave të mësipërm. Të gjithë anëtarët e grupit që janë arrestuar dhe që akuzohen për 12 vepra penale kanë kundërshtuar aktet e prokurorisë të cilat bazohen kryesisht tek zbërthimi i bisedave në “SKY EÇ”, nga partnerët, duke i konsideruar të pavlefshme. 8 persona mbeten ende në kërkim, ndërsa së fundmi, u kap në Francë, Behar Bajri me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Në kërkim:

Ervis Martinaj

Denis Bajri

Klaudio Haka

Prekë Kodra

Aleks Ndreka

Arsat Bashli

Bardhyl Mavraj

Elion Hato