Elbasan, i vuri zjarrin makinës, prangoset 22 vjeçari

561
Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për zjarrëvënie të qëllimshme.
I arrestuari Erion Hasballa dyshohet ti ketë vënë zjarrin një makine tip Benz në përdorim të shtetasit F.L. Në njoftimin e policisë thuhet:
“Më datë 24.12.2017 në fshatin Qukës për motive të dobëta dyshohet t’i ketë vënë zjarrin mjetit tip “Benz” që e kishte në përdorim shtetasi F.L., 26 vjeç banues në fshatin Qukës” .
Si pasojë, janë djegur pjesërisht sendiljet e mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”.
Sigal