Përplasen dy automjete në Korçë, plagosen dy pasagjerët në njërin prej mjeteve

107
Sigal

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vashtemi në Korçë.

Si pasojë e aksidentit, nga informacionet paraprake raportohet se është plagosur lehtë pasagjerja në njërin nga mjetet e aksidentuara. Ambulanca e ka shoqëruar për në spitalin e Korçës për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Ende nuk dihet shkaqet dhe rrethanat që shkaktuan askidentin.

Policia ndodhet në vendnjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 19:35, në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, Maliq, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin O. P., 20 vjeç. Për pasojë janë lënduar shtetasit F. I. dhe shtetasja S. I., pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët u dërguan në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesit e automjeteve po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.