Detaje nga sulmi në Stamboll, ministri i Drejtësisë turke zbulon lëvizjet e gruas: Priti 45 minuta në një stol para se të shpërthente bombën

123
Sigal

Stambolli u trondit këtë të diel pas një shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në sheshin Taksim ku mbetën të vdekur gjashtë persona dhe u plagosën rreth 81 të tjerë.

Ndërkohë ministri i Drejtësisë turke Bekir Bozdag, ka zbuluar detaje nga sulmi tragjik.

Ai shpjegoi se, gruaja ka qenë e ulur në një stol dhe ka pritur 45 minuta para se të ngrihej të ecte dhe më pas ka shpërthyer bombën.

Zona është e zgjedhur dhe mund të jetë dashur të dërgohet një mesazh.

“Turqia tani është një vend që vazhdon luftën kundër terrorizmi jashtë kufinjve të saj. Nuk do të mund të ndalet përparimi i Turqisë”, ka thënë ai.