Elbasan, 500 euro kundrejt një video nudo, kërcënimi për 48 vjeçaren

454
E kanos se do t’i publikonte video nudo duke i kërkuar 500 euro. Marjon Bici 22 vjeç banues në Elbasan është arrestuar pasi akuzohet për kanosjen ndaj një 48 vjeçare.
“Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi ka kanosur shtetasen M.B vjeçe 48, banuese në Elbasan, duke i kërkuar 500 euro për të mos publikuar vidion intime ” thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit të 27 gushtit 2015.
Nga veprimet e para hetimore, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan:
” Pamjet filmike të bëra ndaj shtetases M.B
” Një aparat celular tip Nokia E.51
” 500 euro.
Dosja do të hetohet nga Prokuroria pranë Gjykatës shkallës së parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.
Sigal