E rëndë/ Makina përplas drejtuesin e motorit në Tiranë, pa ndjenja në asfalt

264
Sigal

Një automjet tip Benz ka përplasur një drejtues motori në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ish-Fusha e Aviacionit në Tiranë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i motorit ka mbetur pa ndjenja në asfalt dhe ka pasur hemorragji si pasojë e përplasjes së fortë.. Në vendngjarje  ndodhet ndërkohë policia dhe ambulanca e cila ka bërë të mundur transportimin e të plagosurit për në spital ndërsa policia ka shoqëruar për në komisariat drejtuesin e mjetit tip Benz i cili mendohet se ka shkaktuar aksidentin.