Mbajtja e dorezave/ Mjeku i njohur paralajmëron dhe i bën thirrje ministres Manastirliu: Merr vendim që…

305
Sigal

Së fundmi thirrjet e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me respektimin e masave të higjienës për mospërhapjen e COVID-19 janë shtuar, madje kërkojnë edhe mbajtjen e dorezave dhe maskave në ambientet me shumë njerëz. Por reagimi më i fundit vjen nga mjeku i njohur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri. Nëpërmjet një shënimi në rrjetet sociale, Beqiri i bën thirrje ministres Ogerta Manastirliu që të ndalojë mbajtjen e dorezave në ambientet si bare, shërbime publike, banka, etj. Mjeku i njohur thekson se dorezat bëhen vetëm përhapëse të infeksionit COVID-19 dhe te shume infeksioneve te tjera.

Reagimi i plotë:

Në shumë bare, shërbime publike, banka, etj shoh personelin të mbajnë doreza. I bëj thirrje Min. Ogerta Manastirliu, dhe Komitetit të TaskForce që sa më shpejt të urdhërojnë mospërdorimin e tyre në këto shërbime. Dorezat bëhen vetëm përhapëse të infeksionit Covid dhe të shumë infeksioneve të tjera.