E rëndë/ I mituri palestinez bie nga lartësia në Tiranë

276
Sigal

Një 17-vjeçar palestinez ka rënë nga lartësia ditën e sotme në Selitë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, teksa mësohet se i riu është identifikuar si M.I..

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare, teksa nuk ka informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore.

“Më datë 01.07.2020, rreth orës 16:50, në Selitë, ka rënë nga lartësia, shtetasi i mitur palestinez, me iniciale M.I., 17 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftojnë uniforma blu.