Durrës/ Akuzohen se ushtronin prosti*ucion dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy shtetase kolumbiane

Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy shtetase kolumbiane për ushtrim prostitucioni dhe për shitje të lëndëve narkotike.

Shtetaset e huaja akomodoheshin në një apartament me qera në lagjen nr. 18 të qytetit.

NOA

Të arrestuarat janë shtetaset e identifikuara me inicialet D.G., 28 vjeç dhe M.A., 24 vjeç

Ndërkaq, është proceduar penalisht pronari i apartamentit, për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “moskallëzim krimi”.

Uniformat blu kanë sekuestruar nga apartamenti, një sasi kanabisi, një shumë parash të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm dhe pasaportat e 2 shtetaseve kolumbiane.