Mafia shqiptare përdor ‘TikTok’ për të sjellë emigrantët me kamionë

257
Sigal

 

 

Kontrabandistët shqiptarë reklama në Tik-Tok për emigrantët e paligjshëm, 20 mijë paund kalimi me kamion drejt Anglisë

 

Mafiozët shqiptarë po përdorin TikTok për të reklamuar “biznesin” e tyre të trafikut të paligjshëm të personave, të cilëve u marrin më shumë se 20,000 £ për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar.  Media britanike “Mirror” ka gjetur reklama në rrjetin social, madje njëri mburrej se kishte një shans për të takuar Mbretëreshën.  Ky është artikulli i disatë që u kushtohet shqiptarëve në lidhje me kalimin ilegal në Angli. The Mirror shkruan se vetëm me një kërkim të thjeshtë në Tik-Tok ka gjetur 10 reklama ku thuhet se garantohet kalimi për në Britaninë e Madhe.Gjithashtu në artikull shtohet se një nga trafikantët mburret me shkrimin se ai u jep shansin të takojnë mbretëreshën (në mënyrë ironike).

Më poshtë shkruhet: Një përdorues postoi foton e Bond Street të Londrës dhe shkroi: “Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda kokës së kamionit. 100% e sigurt. Për më shumë DM.”

Një reklamë e dytë, e postuar më 21 dhjetor, thoshte: “Një tjetër udhëtim në Angli në krye të kamionit. 24,000 sterlina. Udhëtim i sigurt për në Angli para Krishtlindjeve. Na kontaktoni shpejt.”

Këto reklama u shfaqën 6 ditë pasi Agjencia Kombëtare e Krimit njoftoi marrëveshjet me TikTok, Facebook, Instagram, YouTube dhe Tëitter, të cilat ofruan bashkëpunim kundër grupeve të krimit që përdorin internetin për të rekrutuar, komunikuar dhe reklamuar shërbime të jashtëligjshme. Megjithatë TikTok tani ka përjashtuar përdoruesit që kemi identifikuar, duke thënë: Kjo reklamë nuk ka vend në platformën tonë. Siguria është prioriteti ynë. Ne investojmë në njerëz dhe teknologji për të hequr përmbajtje të kësaj natyre.

Por duket se nuk ka funksionuar siç duhet, pasi rreth 21,365 njerëz u arrestuan pasi hynë ilegalisht në Angli deri në shtator të këtij viti, duke rrezikuar edhe jetën.