Reshjet e dendura të shiut, uji “pushton” rrugët e Lezhës

177
Sigal

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut të cilat kanë krijuar problematika të shumta në qytet.

Ujërat kanë vërshuar në rrugët e qytetit duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, kryesisht në bulevardin Gjergj Fishta.

Një situatë e tillë krijohet gjithmonë në ditë me reshje shiu.

Kanalizimet nëntokësore nuk përballojnë prurje të shumta, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe.