Kylie Jenner nuk është më personazhi më i paguar në Instagram, ja kush ia zuri vendin

330
Sigal

Prej shumë kohësh Kylie Jenner ka mbajtur fronin e njeriut më të paguar në Instagram, por duket se ka zbritur nga froni për t’ia lënë vendin një tjetër personazhi të famshëm.Po flasim për aktorin Dwayne Johnson. Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock” është aktori më i paguar në Hollywood dhe me sa duket, së fundmi është edhe më i paguari në Instagram. Në listën e publikuar së fundmi nga ‘Hopper HQ’, fronin e mbante Johnson, i cili ka 187 milionë ndjekës dhe paguhet më shumë se 1 milionë dollarë për një postim. Kylie ka zbritur në vend të dytë me 182 milionë ndjekës dhe me një pagesë prej 986,000 dollarë për postim. Ndërsa vendin e tretë e mban njeriu më i ndjekur në Instagram (225 milionë ndjekës), futbollisti Cristiano Ronaldo 889 000 dollarë.

Listën e top 10 më të paguarve në Instagram e gjeni më poshtë:

1. Dwayne Johnson, $1,015,000 për 1 postim (187 milionë ndjekës)

2. Kylie Jenner, $986,000 për 1 postim (182 milionë ndjekës)
3. Cristiano Ronaldo, $889,000 për 1 postim (225 milionë ndjekës)
4. Kim Kardashian, $858,000 për 1 postim (176 milionë ndjekës)
5. Ariana Grande, $853,000 për 1 postim (191 milionë ndjekës)
6. Selena Gomez, $848,000 për 1 postim (180 milionë ndjekës)
7. Beyoncé Knowles, $770,000 për 1 postim (149 milionë ndjekës)
8. Justin Bieber, $747,000 për 1 postim (139 milionë ndjekës)
9. Taylor Swift, $722,000 për 1 postim (135 milionë ndjekës)
10. Neymar da Silva Santos Junior, $704,000 për 1 postim (139 milionë ndjekës)