Dyshohet se dhu.noi ish-bashkëshorten e tij, arrestohet 48-vjeçari

56
Sigal

Një 48-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë mbi ish-bashkëshorten e tij. Mbi shtetasin me inicialet J.B., rëndojnë akuzat e dhunës në familje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 48 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi në vendin e quajtur “Korie e fshatit”, në afërsi të fshatit Picar, është djegur një sipërfaqe toke. Vijon puna për identifikimin dhe vënien e autorit/ëve përpara përgjegjësive ligjore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.