Korçë, i riu merr përpara me makinë 67-vjeçarin

438
Një aksident automobilistik është shënuar gjatë ditës së sotme në vendin e quajtur “Ura e Bulgarecit” në qytetin e Korçës.
Sipas policisë 33-vjeçari me iniciale E.Ç, banues në Veliternë ka aksidentuar me veturën e tij të tipit “Ford Fokus”, 67-vjeçarin me iniciale M.K, i cili është dërguar mënjeherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 09.08.2017 jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Ura e Bulgarecit”,
ka ndodhur një aksident automobilistik, ku shtetasi E.Ç, rreth 33 vjeç, banues
në Veliternë duke drejtuar mjetin “Ford Fokus” me targa BP 377 EG, ka
aksidentuar shtetasin M.K, rreth 67 vjeç, banues në Shamoll. Ky i fundit u
dërgua në Spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit do të
shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për
të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Sigal