Tërhiqet Greqia, pranon ndihmën e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

47
Sigal

Më shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare do t’u shkojnë në ndihmë shtetit helen i cili po përballet në një situatë tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë të ditëve të fundit.

Te gjitha këto forca kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë ditën së sotme, për të kaluar në anën tjetër të kufirit por një përgjigje e Sistemit Europian i Mbrojtjes Civile është shprehur më parë se vendet e BE-s kishin plotësuar nevojën për trupat tokësorë, ndaj e për këtë ka pasur një farë tërheqje të shërbimit zjarrfikës të vendit tonë.

Nga i njëjti sistem disa orë më vonë ka ardhur një tjetër përgjigje, ku bëhet me dije shqiptare do të kalojnë drejt Greqisë për t’u bashkuar mjeteve zjarrfikëse dhe trupave këmbësorë që janë duke marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në Greqi.