Dy persona dhunojnë policët, i arrestuari u ikën nga duart

402
Dy persona kanë dhunuar dy efektivë të policisë, ndërsa për fat të keq i arrestuari u ka ikur nga duart. Ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë ngjarje, mësohet se dy efektivë të policisë së shtetit janë goditur nga dy persona, teksa po përpiqeshin të arrestonin një 59-vjeçar në Tiranë. Policët janë goditur nga shtetasit me inicialet S.H. dhe F.P. Ata u sulmuan kur po tentonin të arrestonin 59 vjeçarin L.H, i cili për shkak të konfliktit, arriti të shpëtojë dhe është shpallur në kërkim. 
Sigal