Durrës/ Aksident me tre të plagosur, dy prej tyre nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Kavajë-Rrogozhinë, ndërsa raportohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Durrësit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

NOA

Mësohet se të plagosurit janë Mikel  Baxhani 39 vjeç dhe Melisa Baxhani, vetëm 7 vjeç. Fillimisht të lënduarit u transportuan drejt spitalit të Kavajës, por për shkak të gjendjes së rëndë janë dërguar në spitalin e Durrësit.