Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal në hyrje të tregut të Lezhës dhe e ka shkrumbuar plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së hënë. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit . dyshimet paraprake janë se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.