Dukagjin, vëllai qëllon vëllanë dhe kunatën me armë zjarri

430
Sigal
Një vrasje dhe një plagosje kanë ndodhur sot në Dukagjin. Vëllai ka qëlluar me armë zjarri vëllanë dhe kunatën. Viktima dhe i plagosuri mësohet se po transportohen me helikopter në spital. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lekaj të Dukagjinit. I plagosur rëndë ka mbetur Kont Ballza dhe bashkëshortja e tij thuhet paraprakisht se ka ndërruar jetë. Informacioni pritet të konfirmohet zyrtarisht. Autori i dyshuar është shtetasi Lekë Ballza.