PD, letër ambasasdorit italian: Na jepni të dhënat e monitorimit të drogës nga ajri, qeveria i fsheh

383
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, deputeti i PD, Flamur Noka, i ka kërkuar ambasadorit italian në Tiranë informacion mbi të dhënat e monitorimit të sipërfaqeve të mbjella me drogë nga autoritetet italiane. Noka thotë se të dhënat tregojnë për një përhapje dramatike, por qeveria i fsheh ato.
“Nisur nga të dhënat dramatike të përhapjes së drogës, kultivimit e trafikimit të saj në gjithë territorin e vendit, dhe sidomos nga informacionet se ky fenomen menaxhohet nga drejtuesit e Edi Ramës në Policinë e Shtetit, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka, i ka dërguar një letër ambasadorit Italian në Shqipëri, z. Cutillo, ku i kërkon që komisioni i sigurisë të vihet në dijeni të raportit te monitorimit nga ajri nga Guardia di Financa”, thuhet në njoftimin e PD.
Nënkryetari i komisionit të Sigurisë, Noka thekson se qeveria dhe Edi Rama kanë tendencën t’i fshehin rezultatet e monitorimit të terrenit nga ajri, dhe është në interesin më të lartë publik, dhe në interes të sigurisë kombëtare që Komisioni i Sigurisë të vihet në dijeni të imazheve e të dhënave të përftuara nga ky monitorim.
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë iu drejtua ambasadorit Italian me një kërkesë me 19 prill të këtij viti, për të kryer sa më shpejt fotografimin dhe filmimin e parcelave me drogë nga ajri me anë të avionëve të Guardia di Financa, sipas marrëveshjes mes qeverisë italiane dhe qeverisë shqiptare të vitit 2011.
Sigal