“Duhet të takonte dikë në Shkodër”, kushëriri i Pirolit: Po e prisja në makinë, më erdhi i plagosur

226
Sigal

Zbardhet dëshmia e kushëririt të Vinçens Pirolit që mbeti i plagosur mbrëmë te Ura e Bunës.

Ai ka treguar se kishin udhëtuar bashkë nga Lezha drejt Shkodrës pasi 34-vjeçari duhet të takonte një person.

Ndërsa e priste në makinë ai thotë se kur u kthye e ka parë që ishte i plagosur.

“Jemi nisur nga Lezha për në Shkodër, pasi Vinçensi më tha se do të takonte një person. Kemi mbërritur në Shkodër rreth orës 18:30. Në hyrje të urës së Bahçallekut, që është edhe hyrja e Shkodrës, Vinçensi është ulur në tokë dhe është futur në një rrugë dytësore. Aty kishte edhe një xhami. Unë e kam pritur në makinë. Papritur kur erdhi, dikush e kishte plagosur. Unë nuk e di as se kush e ka plagosur dhe as arsyen sepse nuk më ka treguar”.

Njësoj si Vinçensi, edhe kushëriri thotë se e ka dërguar në spitalin e Lezhës me kërkesë të tij se kishte frikë se mund ti ndodhte diçka në spitalin e Shkodrës.

“Pastaj e kam dërguar ashtu të plagosur tek spitali i Lezhës, sepse nuk donte ta çoja në Shkodër për shkak se kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë gjë. E kam çuar në spitalin e Lezhës dhe e kam lënë aty.

Ai mohon të ketë dijeni se kë do të takonte 34-vjeçari apo kush e ka plagosur.

“Nuk e kam idenë se kë ka takuar dhe se kush e ka plagosur”.