Drejtuesi i mjetit përplaset me pemën dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë Drejtorisë së Policië Tiranë.

Një drejtues mjeti është përplasur me një pemë pranë rrugës Myslym Shyri dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Sigal

Nuk ka ende informacion për rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Po kështu nuk ka informacione edhe për identitetin e personit që ka humbur jetën.

Dyshimet e para janë se personi ka humbur jetën si pasojë e një infarkti dhe më pas  makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemën.