VIDEO/ Policia arreston tifozët e Partizanit para derbit, në komisariat edhe zv.trajneri i Tiranës

449
Pallati i sportit “Asllan Rusi” është rrethuar nga forcat e policisë për shkak të frikës së përplasjeve mes tifozëve pasi do të luhet derbi i basketbollit mes Partizanit dhe Tiranës. Ndërkohë që mësohet se me të mbërritur është bërë edhe shoqërimi i disa mbështetësve të kuq në komisariat.
Ky takim nuk do të ishte si gjithë të tjerat pasi fillimisht grupimi “Tirona Fanatics” dhe më pas “Ultras Guerrils” kishin konfirmuar pjesëmarrjen në derbin e basketbollit. Dy tifozëritë ultras të klubeve të kryeqytetit në mungesë të një derbi në futboll kanë zgjedhur të japin përkrahjen e tyre në këtë sfidë basktebolli.
Pa të shoqëruar në radhët e tyre nuk mbetet as Tirana. Ekipi i basketbollit me një njoftim në rrjetet social informon se zv.trajneri është shoqëruar në komisariat, pa arsye.
Njoftimi i KB Tirana
Skandal para derbit!!!!
Zv tranjeri i tiranes shoqerohet ne komisariat pa arsye
4 lojtar te Tiranes kan qendruar per 20 minuta jashte pallatit te sportit ne shi sepse nuk u lejonte hyrja!!!!
Eshte e TURPSHME, nuk ka ndodhur kurr me par nje trajtim i till!!!! Sidomos ndaj KB Tiranes qe gjithmon ka hapur dyert per te mirpritur tifozat dhe lojtaret kundershtar!!!!
Konkluzionet nxirrini vet !!
Sigal