Dorian Nikolli: VKM-ja që të merr jetën!

232
Sigal

Banori i “5 Majit”: VKM të merr jetën, Ma ka dhënë certifikatën vetë Rama

Një prej banorëve të ‘5 Majit’, banesa e së cilit u shemb, deklaroi për mediat se i kishte të gjitha dokumetat e rregullta. Dorian Nikolli u shpreh se VKM u ka marrë jetën, e se ajo VKM mund dhe të varë persona. Nikolli tregoni se certifikatën e pronësisë ia ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama në dorë dhe nuk është zaptues. “Ka 30 vite, 1 vjeç kam ardhur këtu. Jam rritur këtum me certifikatë, me të gjitha dokumentet. Vjen me një VKM ai të prish shtëpinë, me një VKM të merr jetën. Me një VKM ai mund të bëjë çdo gjë, mund të varë. Ma ka dhënë Edi Rama vetë në dorë, e kam me video duke e dhënë kështu certifikatën vetë personalisht dhe tani vjen ma prish dhe certifikatë toke. Kur i shpërndante tek Pallati i Kulturës nga këto dhe ja çfarë po ndodh, krim, luftë. Kjo është luftë. Më mirë të bjerë bomba këtu dhe të vdesim se këto që po ndodhin, 30 vite vuajtje. Shtëpia 3 katëshe dhe 1 katëshe, kjo që po prishet. Pa fund para kam hedhur aty, lekët e jetës sime i kam hedhur aty. Ja çfarë po bën shteti, të jep bonus qiraje 180 mijë lekë, të vijë ai të ma gjejë. Ai shkruan në kontratë akt dhurimi, ku ekziston. Unë ia dhuroj vëllait tim, jo bashkisë”, tha Dorian Nikolli.