Dorëzohet adoleshentja nga Sukthi, ishte në Sarandë

403
Dorëzohet në policinë e Sarandës 16-vjecarja Gazije Kazija, e cila ishte larguar nga banesa ditë më parë së bashku me një djalë që e njohu në Facebook.
Mësohet se ajo ishte dorëzuar sot në polici dhe ka thënë se ishte larguar me dëshirë. Adoleshentja u largua në mesnatën e 17 majit nga banesa, pasi nëna me 2 fëmijët e tjerë kishin fjetur. Në momentin që ka lënë shtëpinë, 16- vjeçarja kishte shkruar se po ikte me të dashurin që e kishte njohur në “Facebook”. Personi në fjalë dyshohet të jetë një banor i zonës (djalë mbi 20 vjeç), por për arsye hetimore, policia nuk jep identitetin e tij dhe vijon kërkimet në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa janë lajmëruar komisariatet e policive në rrethe dhe pikat kufitare. Policia ka mësuar se adoleshentja kishte lidhje të fshehtë dashurore prej pak kohësh me një djalë të ri, me të cilin ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale.
Sigal