Disa orë pas shpërthimit në Lushnjë, Njësia Anti-eksploziv mbërrin në vendngjarje

20
Sigal

Disa orë pas shpërthimit shkatërrues, në vendin e ngjarjes ka mbërritur njësia anti-eksploziv, për të kontrolluar zonën. Kjo vjen pasi një bombol oksigjeni ka shpërthyer në momentin e ngjarjes së rëndë, ndërsa një tjetër dyshohet se ende nuk ka shpërthyer.

Sipas burimeve vinçi ka qenë duke ngritur bombolat me oksigjen që po përdoreshin për saldim. Ata po kontrollojnë zonën e magazinës, tashmë të shkatërruar totalisht. Shpërthimi fatal ka ndodhur sapo vinçi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë.

Në vinç ndodheshin babai bashkë me djalin, të cilët humbën jetën brenda pak orësh. Të plagosur kanë mbetur 8 persona, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i cili ndodhet në spitalin e Traumës. Objekti ishte në pronësi të deputetit socialist.