Berisha: Kërkojmë qeveri teknike sepse me këtë njeri nuk ka zgjedhje, sepse është armik i egër i votës tonë, i opozitës, i lirive, i dinjitetit të shqiptarëve

17
Sigal

Kreu i PD, Sali Berisha në protestën që po zhvillohet kundër arrestimit politik të tij është shprehur se nëse ne nuk shkojmë drejt zgjedhjeve të lira, ne na pret shkatërrimi kombëtar. Ne na pret zbrazja totale e Shqipërisë dhe Shqipëria shndërrohet gjithçka në parajsën e krimit, të drogës, të bajlozëve të krimit dhe drogës.

Fjala:

Njerëz të të vërtetës ju, njerëz të betejës për të vërtetat.

A ka të vërteta më të hidhura se vjedhja e tmerrshme që Edi Rama u bën shqiptarëve. Sikur të ishte një qenie mitologjike, u gllabëron portin mijëravjeçarë, trashëgimni e qindra e qindra gjeneratave të shqiptarëve, për ta shndërruar në Dubain City të tij.

Çfarë mund ti bëjë Shqipërisë më shumë ky njeri.

Çfarë mund ti bëjë shqiptarëve ky njeri.

A duhet ta durojmë më tej ne këtë person.

A duhet të përballemi ne me të, dhëmb për dhëmb dhe ti tregojmë vendin.

Çfarë kërkojmë ne? Ne kërkojmë qeveri teknike sepse me këtë njeri nuk ka zgjedhje, sepse është armik i egër i votës tonë, i opozitës, i lirive, i dinjitetit të shqiptarëve.

Çështja për ne është ‘të jemi apo të mos jemi’.

Nëse ne nuk shkojmë drejt zgjedhjeve të lira, ne na pret shkatërrimi kombëtar. Ne na pret zbrazja totale e Shqipërisë dhe Shqipëria shndërrohet gjithçka në parajsën e krimit, të drogës, të bajlozëve të krimit dhe drogës.

Ndaj si shqiptarë le ti lëmë të gjitha bindjet politike, por geni ynë është geni atdhetar.

Le ti thërrasim ne këtij geni, të bashkohemi.

Për çfarë të bashkohemi? Që secili prej nesh pavarësisht nga bindjet politike të votojë i lirë, me dinjitet, për atë që do, të mos pranojë ndërhyrjen e askujt, të zgjedhë vetë njerëzit që do, si njeri i qytetëruar.

A do të pranojmë ne kryeministër njeriun që korrupton udhëheqësit të NATO-s, partnerit strategjik, kryezbuluesin dhe ai futet në burg, kurse ky dërdëllis se mbrohet nga mafia e Sorosit dhe mafiat e tjera.

Jo more jo, do të përgjigjet para nesh ai.

Ndaj dhe në këtë 60 ditor le tu bëjmë thirrje së bashku mbarë shqiptarëve, të ngrihemi kudo që jemi, në çdo rreth, në çdo qark, të përballemi me këtë armik të qenies tonë, të dinjitetit tonë, të votës tonë, të interesit kombëtar, të lirive tona.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore.