Dibër, 53-vjeçari arrestohet në dasmë për armbëmbajtje pa leje

461
Sigal

Policia e Dibrës ka arrestuar një 53-vjeçar, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë. Në pranga ka përfunduar Hasan Koltraka, 53 vjeç banues në fshatin Arras-Dibër. Arrestimi është bërë pas një telefonate të një qytetari në polici, i cili ka thënë se 53-vjeçari mbante armë zjarri pa leje.

“Arrestimi i tij u bë pasi një qytetar ka telefonuar Policinë se ky shtetas dyshohej se mbante armë zjarri pa leje, ku menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij , ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri pistoletë TT, 3 krëhëra të mbushura me fishekë, dhe një kuti me 44 copë fishekë, gjithsej 65 copë fishekë pistolete. Gjithashtu janë gjetur edhe 28 fishekë arme gjahu”- thuhet në njoftimin e policisë.

Arma e zjarrit së bashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/2/3 të Kodit Penal.