Alarm për eksploziv në Tiranë, gjendet pako e dyshimtë në…

476
Një alarm për eksploziv është dhënë para pak minutash në kryeqytet. Policia deklaron se sot rreth orës 10:37, është njoftuar se në një dyqan rrobash në rrugën “Petro Nini”, pretendohet se është vendosur një pako në dukje si eksploziv.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
Shtetasia B.A., pretendon se në dyqanin e saj të rrobave, në rrugën “Petro Nini”, i kanë vendosur një pako në dukje si eksploziv.
Është rrethuar vendi i ngjarjes dhe është njoftuar njësia antieksploziv.
Sigal