Tjetër aksident i rëndë, mes të plagosurve dhe një fëmijë

494
Sigal

Dy të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë, është bilanci i një aksidenti të ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Rrogozhinë. Aksidenti ka ndodhur në Zhamë.

Mjeti tip “Benz” me targa TR 6070M i drejtuar nga shtetasi Marindo Rona, i cili udhëtonte drejt Tiranës ka dalë nga rruga për rreth 200 metra në çakull, përbri karrezhatës dhe është përplasur në muret e betonit të një nenkalimi.

Për pasojë janë dëmtuar dy persona nga Tirana që udhëtonin si pasagjerë në mjet, ndërsa drejtuesi nga Tepelena nuk ka pësuar asgjë.  Mes të plagosurve është një vajzë 8 vjeçe, Marie Jaupaj.

Një prej të plagosurve pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes është nisur për mjekim të specializuar drejt Tiranës pasi gjendja shëndetësore  ka qenë tepër e rëndë.

Sipas policisë së qarkullimit rrugor, aksidenti me dy të plagosur ndodhi pas drejtuesi i mjetit ishte përgjumur dhe kishte dalë nga rruga.