Dhunoi me sende të forta 24-vjeçaren dhe gjyshen e saj, në pranga i riu

446
Policia e Devollit ka arrestuar një 24-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj 24-vjeçares me iniciale M.N dhe gjyshes së saj V.Z 84 vjeç.
Sipas policies “arrestimi i tij u bë pasi, në fshatin Poloskë, Ergest Palloj, për motive të dobëta, hyri me dhunë, në banesën e 24-vjeçares, duke shkatërruar dyert e banesës e disa orendi shtëpiake, dhe më pas i ka goditur me sende të fortë vajzën e re dhe gjyshen e saj.”
Të plagosurat kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, dhe pas mjekimit në Spital, janë larguar për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhunimi i banesës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 112, 150 e 89 të Kodit Penal.
Sigal