Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Policia shoqëron dy persona

Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona lidhur me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Dy të shoqëruarit po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.

Sigal

Avokati Sokol Mëngjesi është vendosur në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur. Ai është goditur me mjete të forta, doreza hekuri, në pjesën e kokës, gjë që i ka shkaktuar fraktura dhe hematoma.