Dhunimi i avokatit Mëngjesi, Xhixho: Goditje e krimit ndaj njerëzve të drejtësisë

30
Sigal

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Xhixho shprehet se ngjarja është goditje e krimit ndaj njerëzve të drejtësisë.

Postimi i Erisa Xhixhos:

Dhuna e kriminale ndaj Profesor Sokol Mëngjesit, avokat i njohur dhe pedagog i respektuar në fakultetin e Drejtësisë të UT është shpërfaqja e radhës e goditjes së krimit dhe bandave ndaj njerëzve të ligjit dhe qytetarëve të përkushtuar në profesionin e tyre.

Dënoj rëndë këtë akt kriminal dhe kërkoj zbardhjen sa më parë të çështjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Ndëshkim maksimal për këdo që ka guxuar të godasë në mes të kryeqytetit, në mes të ditës një qytetar dhe njeri të ligjit .