DETAJE/ Plagosja te “Astiri”, si ndodhi konflikti mes 30-vjeçarit dhe autorëve

550
Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me plagosjen ditën e sotme në zonën e “Astirit” në kryeqytet.
Policia ka raportuar se i plagosuri Gentjan Rrahmani dhe miku i tij janë konfliktuar më parë me autorin e plagosjes.
Ata i kanë thyer xhamin e makinës dhe më pas e kanë goditur me sende të forta autorin, ndërkohë që ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar Rrahmanin.
Njoftimi i policisë
Tiranë Më datë 16.11.2017, rreth orës 12:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, është plagosur një shtetas me armë zjarri. Menjeherë në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: -Në rrugën “Teodor Keko” fillimisht ka ndodhur një konflikt, ku dyshohet se dy shtetas kanë goditur me sende të forta një tjetër dhe me pas i ka thyer xhamin e mjetit me sende të forta. Shtetasi i dëmtuar me sende të forta pasi ka hipur në mjet, në largim e sipër ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Gentian Rrahmani, 30 vjeç, lindur ne Kukes e banues ne Tirane, i cili është plagosur. Shtetasi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërko grupi hetimor vijon punen per sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Sigal