Dënohet 2.8 vite burg trafikanti shqiptar që drejtonte varkën e mbingarkuar me emigrantë, mes tyre fëmijë, drejt Anglisë

27
Një kontrabandist shqiptar është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg pasi kaloi 2 ditë në det duke drejtuar një varkë të mbushur me emigrantë shqiptarë, përfshirë një fëmijë, drejt Britanisë së Madhe.Eduard Muçaj po drejtonte një varkë të mbingarkuar dhe të pasigurtë të nisur nga Holanda.

Sigal

Sipas autoriteteve britanike varka mbante më shumë se 3 herë kapacitetin e saj dhe ishte e pajisur me një motor të dëmtuar.

Muçaj, 50 vjeç, u nis nga Den Oever në Holandë në orët e para të 9 gushtit të vitit të kaluar.

Ai u gjurmua nga autoritetet holandeze të cilët monitoruan lëvizjen e varkës ndërsa lundronte në mënyrë të çrregullt drejt Lowestoft, Suffolk.

Roja bregdetare holandeze njoftoi autoritetet britanike kur Muçaj nuk iu përgjigj përpjekjeve të tyre për të kontaktuar me anijen. Mjeti lundrues u kap 2 ditë më vonë nga një anije patrullimi e Forcave Kufitare teksa hynte në ujërat territoriale të Mbretërisë së Bashkuar.

Oficerët e Forcave Kufitare gjetën 12 emigrantësh, duke përfshirë një fëmijë 8-vjeçar, të grumbulluar nën kuvertë. Asnjë nga personat në bord nuk kishte jelek shpëtimi, përveç Muçajt.