Burg për vjehrrin vrasës, Noc Tota: Doja vetëm ta trembja nusen e djalit

502
Ky është Noc Tota, i cili dy ditë më parë vrau nusen e djalit të tij në fshatin Zhejë të Kurbinit. 76 – vjeçari ka dalë para gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë, arrest me burg.
Tota i ka thënë gjykatës së shkak i krimit ishin konfliktet e vazhdueshme që ai kishte me Vera Totën. Sipas tij, ai nuk ka dashur ta vrasë, por ta trembë.
Noc Tota, të mërkurën qëlloi me levë pas koke disa herë nusen 42 – vjeçare, Vera Totën, duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi në oborrin e banesës së familjes. 
Trupi i pajetë i viktimës u gjet nga bashkëshorti, Arben Tota, i cili sapo ishte kthyer nga puna. Nga kqyrja e trupit të gruas është vënë re se është goditur në kokë nga sende të forta, gjë e cila i ka sjellë vdekjen.
Pas ngjarjes, Noc Tota u largua nga banesa, por më pas u dorëzua në polici, ku dhe pranoi autorësinë e krimit.
Sigal