Bulqizë, asgjësohen 943 bimë narkotike, në kërkim kultivuesit

505
Sigal

Asgjësohen në Bulqizë 943 bimë narkotike kanabis sativa. Hashashi u gjet i kultivuar në vendin e quajtur ‘Livadhet e Laçit’. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se gjatë kontrollit, sekuestroi si provë materiale 1230 kubik, ndërsa lënda narkotike u gjet në një zonë të pyllëzuar. Ndërkaq, policia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.